Komisari i Bashkimit Evropian, Johanes Han përsëri në Shkup

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të martën përsëri vjen në Maqedoni, për t’u përpjekur që ta përshpejtojë procesin e daljes nga kriza politike, pasi presidenti Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Një pjesë e mediave brifojnë se ardhja e Johanes Hanit në kohën kur pritet të kthehet Ivanov nga vizita zyrtare në Azerbejxhan, ka për qëllim që ta përforcojë trysninë ndaj tij, përpara se presidenti të udhëtojë në një tjetër udhëtim zyrtar në Australi. Një pjesë tjetër thonë se ka gjasa që të mbahet seanca konstituive përpara ardhjes së Hanit, me qëllim që presidenti të njoftohet zyrtarisht nga kryetari i ri i Kuvendit se është bërë shumicë parlamentare. Megjithatë, tani për tani nuk ka informata konkrete, madje as nëse eurokomesari do të ketë takime me liderët e partive parlamentare.

Eurokomesari Han herën e fundit në Shkup ka qenë më 9 dhe 10 shkurt, ku pati takime me liderët partiak të cilët kanë fituar mandate në përbërjen e re kuvendore, presidentin dhe shoqërinë civile. Pas takimeve me krerët politik të Maqedonisë, tha se më rëndësi është të respektohet Marrëveshja e Përzhinës dhe të krijohet një Qeveri cilësore,

Pasi Ivanov më 1 mars kumtoi se nuk do t’ia jep mandatin Zaevit, Han, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka komentuar vendimin duke thënë se “të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve”.

“Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”, ka shkruar Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button