Muzafer Ejupi tani kushton me miliona

Paraqitjet e mrekullueshme në fanellën e Osjikeut, kanë bërë që futbollisti shkupjan Muzafer Ejupi të bëhet në futbollistë më të mirë në kampionatin kroat, pasi që për momentin ai është i vetmuar në listën e golashënuesve më të mirë me 12 sosh të shënuar. Kjo ka bërë që kartoni i Ejupit të vlerësohet në 1 milion e 850 mijë euro nga veb faqja e specializuar për transferime dhe vlerësime të futbollistëve në gjithë botën.

Ejupi sezonin e kaluar luante te Sllaven Bellupo, ndërsa Osijeku e bleu atë për 400 mijë euro. Rritja e çmimit është e arsyeshme në proporcion me paraqitjet e tij dhe faktin që tani llogaritet si reprezentues, pasi ka marrë ftesë nga seleksionuesi Igor Angellovski për dy ndeshjet e radhës me Lihtenshtajnin dhe Bjellorusinë. Me vlerë prej më shumë se 1.8 milionë eurove, Ejupi vlerësohet një prej futbollistët më të shtrenjtë në kampionatin kroat, ndërsa është bindshëm më i vlerësuari nëse heqim lojtarë nga tre ekipet e kreut Rijekës, Dinamos dhe Hajdukut. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button