Krimet kibernetike, SHBA akuzon dy zyrtarë rusë

Departamenti Amerikan i Drejtësisë pritet të padisë dy spiunë rusë dhe dy hakera informatikë për grabitjen e 500 milionë llogarive të përdoruesve të “Yahoo” në vitin 2014.

Lajmi jepet nga “Washington Post” dhe shënon herën e parë që SHBA bën akuza kriminale kibernetike kundër zyrtarëve rusë. Akuzat shënjestrojnë dy anëtarë të Agjencisë Rusë të Inteligjencës FSB dhe dy piratë informatikë të punësuar nga rusët, transmeton Top Channel.
Akuzat përfshijnë pirateri kibernetike, mashtrim, vjedhje sekretesh industriale dhe spiunazh ekonomik. Burimi i “Washington Post”, sqaron se këto akuza nuk kanë të bëjnë me sulmin kibernetik ndaj komitetit kombëtar demokratik apo me hetimin e FBI-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016-s. Por reflektojnë dëshirën në rritje të qeverisë amerikane për të nxjerrë para përgjegjësisë zyrtarë të qeveria të huaja të përfshirë në sulme kibernetike.

Sulmi i vitit 2014 ndaj “Yahoo” u raportua nga kompania vetëm vjeshtën e shkuar. Më vonë, kolosi amerikan zbuloi një tjetër sulm edhe më të madh të viti 2013 që kishte prekur mbi 1 miliard përdorues, por zyrtarë të kompanisë nuk thanë nëse dy ngjarjet kanë lidhje.

“Washington Post” shkruan se të paktën në sulmin e 2014-s, agjencia ruse FSB, pasardhësja e drejtpërdrejtë e KBG-së famëkeqe, sulmoi llogaritë e “Yahoo” për qëllime zbulimi, duke shënjestruar gazetarë, disidentë dhe zyrtarë amerikanë, por i lejoi hakerat që kryen sulmin që t’i përdorin llogaritë sipas qejfit të tyre për përfitime financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button