Sarajevë, takimi i liderëve ballkanik do sigurohet me snajperistë

Ministri boshnjak për siguri, Dragan Mektiq deklaroi se shërbimet e sigurisë i kanë dakorduar të gjitha masat për siguri, për takimin e nesërm të kryeministrave nga Ballkani Perëndimor në Sarajevë.

Mektiq theksoi se vetë vendi i takimit do të sigurohet nga snajperistë, ndërsa vëmendje e posaçme do të vihet në sigurimin e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte sulmuar gjatë vizitës në qendrën memoriale Potoçari afër Srebrenicës në vitin 2015.

Kryeministri boshnjak, Denis Zvezdiq, i cili është nikoqir i gjashtëshes nga Balllkani Perëndimor, dje kategorikisht i hodhi poshtë spekulimet në media se ekziston kërcënim për sigurinë e pjesëmarrësve të takimit, posaçërisht kryeminsitrit Vuçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button