Masakër në Kenia, vriten pesë gra dhe katër fëmijë

Të paktën nëntë persona janë vrarë gjatë sulmit të armatosur në një fshat në pjesën veriperëndimore të Kenias, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç lajmërojnë mediat keniane, disa sulmues të armatosur kanë hyrë në një fshat në veriperëndim të krahinës Baringo dhe vranë së paku nëntë persona, ndërsa bëhet fjalë për pesë gra dhe katër fëmijë.

Thuhet se sulmuesit kanë hapur zjarr ndaj civilëve të cilët u arratisën nga përleshja dhe gjetën strehë në godinën e një shkolle lokale. Po ashtu, sulmuesit dogjën dhjetëra shtëpi në këtë rajon.

Për shkak të thatësisë së madhe e cila është e pranishme në Kenia shpesh herë ndodhin përleshje për ujë dhe kullota. Sulmuesit e armatosur hyjnë në fshatra, vrasin fshatarët dhe marrin bagëtinë.

Qeveria e Kenias më 10 shkurt shpalli “katastrofë kombëtare” për shkak të thatësisë e cila është e pranishme në 23 rajone dhe rrezikon 3.7 milionë banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button