Shilegov: Me ikjen në Azerbejxhan, Ivanov vendosi ta thellojë krizën

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov sot porositi se vizita e presidentit, Gjorge Ivanov në Azerbejxhan, në kohën kur vendi është në krizë të thellë politike, është papërgjegjshmëri, njofton Portalb.mk.

“Gjatë kohës kur Maqedoni përballet me një nga krizat më të mëdha politike dhe institucionale, krijuesi i krizës Gjorge Ivanov, vendosi që të ikë nga shteti. Në vend që ta respektojë mendimin e qytetarëve dhe bashkësisë ndërkomëbtare për t’ia ndarë mandatin shumicës parlamentare, Ivanov zgjodhi që ta thellojë krizën dhe të ikë nga Azerbejxhani”, tha Shilegov.

Ai gjithashtu shtoi se Maqedonia ngelet pa asnjë institucion, funksional, duke theksuar se Kuvendi nuk ka zgjedhur kryetar, ndërkaq ministrat dhe Qeveria kanë ingerenca të përkufizuara..

“Më shumë se tre muaj, Maqedonia është pa Qeveri legjitime. Me ikjen e Ivanovit, Maqedonia ngelet pa asnjë institucion, ashtu siç është, funksional. Kuvendi nuk ka zgjedhur kryetar, ndërkaq ministrat dhe Qeveria kanë ingerenca të përkufizuara. Ivanov tregoi se kërcënimi më i madh për Maqedoninë është ai dhe mentori i tij Nikolla Gruevski. Mosrespektim i shumicës dhe lëshimi i shtetit në këtë krizë, Ivanov është i përgatitur është që ta lë peng shtetin vetëm që ta shpëtojë Gruevskin”, shtoi Shilegov.

Në lidhje me çështjen e negociatave për formim të Qeverisë, Shilegov tha se “gjatë kësaj jave janë në rrjedhë bisedimet me partitë që i kanë dhënë nënshkrimet për fillim të bisedimeve për formim të Qeverisë dhe pas asaj do të dalë me qëndrim partia”.

LEXO: Maqedonia “vlon”, Ivanov shëtitet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button