63 shkolla u renovuan në kuadër të projektit të USAID-it për integrim ndëretnik

63 shkolla dhe dhjetëra e qindra kapacitete të fuqisë njerëzore dhe materiale janë zhvilluar në kuadër të 5 vjetorit të zhvillimit të projektit të përkrahur nga USAID të titulluar “Integrimi ndëretnik në projektin edukativ” me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet nxënësve, mësimdhënësve dhe shkollave më përkatësi të ndryshme kombëtare në territorin e Maqedonisë, të gjitha këto u bënë të ditura sot në Shkup gjatë ngjarjes përmbyllëse të këtij projekti, njofton Portalb.mk.

“Rreth 436 grupe për integrim shkollor, 2.433 kapacitete të ngritura të përfaqësuesve të SIT, 884 kapacitete të ngritura  të përfaqësuesve dhe këshillave të shkollave  dhe  bashkëpunëtorëve profesionale, 46 përkrahje për trajnues, 1800 nxënës të përfshirë në aktivitete të përbashkëta edukative dhe argëtuese, 63 shkolla u rinovuan, 46.181 nxënës kanë pasur përfitim nga renovimet, 20.000 mësimdhënës u trajtuan për konceptet e integrimit ndëretnik në arsim, 18,800 mësimdhënës u certifikuan për integrim ndëretnik janë zhvilluar gjatë këtyre 5 viteve të funksionimit të këtij projekti të financuar nga USAID”, tha Nebojsha Mojsoski, koordinator i projektit “Integrimi ndëretnik në projektin edukativ”.

Krahas Nebojsha Mojsoskit, në ngjarje fjalim rasti pati edhe drejtori i USAID-it, James Stein i cili krahas asaj që tregoi qëllimin e financimit të këtij projekti ai gjithashtu vlerësoi pozitivisht punën e bërë nga nxënësit dhe mësimdhënësit e kyçur në këtë projekt. Si shprehu besimin se kontaktet mes pjesmarrësve do të vazhdojnë edhe pas përfundimit të projektit

“Qëllimi i financimit të këtyre projekteve është që të nxitet sa më shumë bashkëpunimi ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve më përkatësi të ndryshme etnike. Ky projekt ka përfshi shkolla pothuajse nga tërë territori i Maqedonisë me përkatësi etnike të ndryshme me qëllim të rritjes dhe bashkëpunimit të tyre. Kjo bëhet me qëllim që të ulen dallimet edhe përskaj karakteristikave të veçanta që i ka secili individ. Këto janë elemente për zhvillim të Maqedonisë në përgjithësi. Nxënësit dhe mësimdhënësit bashkëpunuan mjaftueshëm dhe ne shpresojmë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje”, tha James Stein.

Në takim i pranishëm ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, i cili duke shprehur qëllimin e projektit theksoi se me po të njëjtin qëllim udhëhiqet tash e disa vite edhe Ministria e Arsimit duke vënë theksin se tërë kjo bëhet me qëllim të arritjes së rezultateve më të larta.

”Jam i sigurt se të gjithë ne, këtu të pranishëm, besojmë në fuqinë e arsimit dhe frymën në të cilën i edukojmë brezat e rinj. Për arritje më të larta janë të nevojshme inkurajimi dhe qëndrueshmëria. Për të motivuar dhe mbështetur nxënësit që të punojnë vazhdimisht dhe të kultivojnë vlerat multikulturore, të motivuar duhet të jenë edhe vetë arsimtarët dhe të punojnë me nxënësit e tyre që të arrijnë rezultate maksimale. Ne besojmë se arsimtarët dhe prindërit mund të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për një perspektivë më të mirë jetësore dhe për këtë arsye roli i tyre në reformat arsimore është kyç”, tha Pishtar Lutfiu.

Gjatë kësaj ngjarje u promovuan edhe shume aktivitete dhe videomateriale të zhvilluara gjatë këtij projekti, duke përfshi këtu edhe serialin “Mëhalla jonë”, në të cilën qartë dhe saktë përfshihej intergrimi ndëretnik në Maqedoni.

Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim (PINA) ishte nismë pesëvjeçare me vlerë prej 6,2 milionë dollarë, si mbështetje e angazhimeve të Qeverisë së Maqedonisë në procesin e integrimit etnik. Me Programin rritet vetëdija dhe sigurohen trajnime për diversitet, ndihma teknike dhe nxitje për këshillat shkollorë, drejtorët, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e administratës, si mbështetje e integrimit ndëretnik në arsim.

20170315_104432

20170315_110315

20170315_113154

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button