Futbollisti i njohur mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ka provim në shkollë (FOTO)
Bayer Leverkusen ka konfirmuar mungesën e talentit Kai Havertz në duelin e kthimit kundër Atletico Madridit për një arsye interesante, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Kai Havertz nuk do të jetë në dispozicion të Bayer Leverkusenit në duelin e kthimit kundër Atletico Madridit për një arsye interesante.
Klubi gjerman ka njoftuar se Havertz – i cili ka debutuar në Bundesligë më 15 tetor të vitit të kaluar si 17 vjeç e katër muaj – ka provim të rëndësishëm në shkollë dhe nuk do të jetë me ekipin për ndeshjen e sotme, përcjell “lajmi.net”.
Bayer Leverkusen ka pranuar kërkesën e tij që të vazhdojë angazhimin në shkollë, përkundër rëndësisë së duelit të vlefshëm për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.