Ja si do të jetë moti në Maqedoni deri ne fund të javës

Sot është e mërkurë, 15 mars 2017, dita e 74 e vitit. Dielli lindi në orën 05 e 41, ndërsa do perëndojë në orën 17 e 44. Dita do të zgjasë 12 orë e 3 minuta, njofton Portalb.mk.

Në Maqedoni sot në orët e mëngjesit kemi pasur mot kryesisht  të vrenjtur me periudha të kohëpaskohshme të diellit, ndërsa pasdite do të kemi mot me diell dhe të ngrohtë.

Moti deri në fund të javës:

Në Maqedoni të enjten në mëngjes do të kemi mot të vrenjtur me periudha të diellit, ndërsa pasdite do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe me re lokale. Temperaturat e mëngjesit do të jenë prej -3 deri 6 gradë celsius ndërsa ato të ditës do të arrijë prej 7 deri 18 gradë celsius. Të premten dhe të shtunën do të jetë më ftohtë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të ketë mot të ngrohtë dhe me diell. Temperaturat e mëngjesit të premten do të jenë prej -5 deri 4 gradë celsius, ndërsa maksimalja prej 8 deri 18 grade celsius, të shtunën minimalja prej -4 deri 5 ndërsa temperaturat e ditës prej 10 deri 18 gradë celsius. Të dielën në Maqedoni përsëri pritet rritje të vranësirave por do të vazhdojë mot i ngrohtë me temperatura minimale prej -3 deri 6 grade celsius, ndërsa temperaturat e ditës prej 11 deri 21 gradë celsius

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button