Piter Van Hojte: Ja se çfarë paraqet për Maqedoninë zyrtarizimi i gjuhës shqipe

Fjala federalizim sipas ish ndermjetësuesit të Marrëveshjes së Përzhinos për Maqedoninë paraqet fjalë e ndaluar, kjo ngaqë federalizimi paraqet nje nga sistemet i cili ka privilegjuar vetëm njërin nga etnitë që jetojnë në një shtet shumëetnik duke menjanuar njëkohësisht etnitë me një përbërje të arsyeshme që edhe ato të jenë pjesë e strukturës qendrore udhëheqëse së Maqedonisë, kështu duke ju marrë e drejta e përdorimit të gjuhës amtare, me arsyetimin se ato janë pjesë e pakicave. Kështu sqaron ndër të tjerash Piter Van Hojte nëpërmjet një shkrimi të tij të publikuar dje, njofton Portalb.mk.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Po, në Maqedoni është e ndaluar të përmendet fjala federalizim. Megjithatë, nëse ju e bëni atë, ju do të konsideroheni kundërshtar, dikush që është kundër shtetit dhe dëshiron të ndajë vendin. Kjo ndodh me LSDM-në dhe me Platformën Shqiptare. Këto akuza fillimisht u shërbejnë atyre që favorizojnë sundimin autoritar.

Por të shikojmë në federalizëm dhe të shohim pse ky term nuk është djall i zhveshur, madje jo për një shtet si Maqedonia.

Në të gjithë botën, 40 përqind e popullatës jetojnë në shtete me strukturë federale. Këto janë shtete të mëdha, duke përfshirë Indinë dhe SHBA-në, por edhe ato më të vogla, si Belgjika dhe Austria dhe çdo shtet ndërmjet (Gjermanisë). Shumica e këtyre shteteve janë të qëndrueshme jo në pritje të ndarjes ose në fazën e copëtimit. Dhe po, ka një numër të madh të sistemeve të ndryshme federale. Një vend mund të ndahet në shtete, distrikte ose provinca ku të gjitha kanë nivel të lartë të autonomisë. Në vend të kësaj, shtetet mund të sigurojnë një nivel të lartë të autonomisë për komunitetet e tyre, pa ndonjë kufij specifik dhe fizik. Kjo do të përfshinte të ashtuquajturën të drejtat e personave të lidhur, të tilla si kultura, edukimi, media, mirëqenie sociale etj. Që kjo të jetë sa më efektive, komunitetet lejohen të përzgjedhin asamblenë e cila do ti përfaqësojë tek anëtarët e komunitetit.

Që nga vitet e 90-ta, ne shpesh kemi parë përderisa federalizmi është përdorur si mjet efektiv për të zgjedhur konfliktet. Avantazhi i madh është se ato komunitete mund të marrin të drejta të barabarta dhe pozita të barabarta në nivelin qendror të qeverisjes. Kjo krijon stabilitet- kjo shumë e nevojshme në Maqedoni.

Që nga 2001, Maqedonia de facto ka disa karakteristika të një shteti federal, me një përfshirje të rëndësishme në formimin e Qeverisë nga një parti e madhe e njërit komunitet dhe partisë tjetër të madhe e komunitetit apo etnisë tjetër. Por kjo tregoi, jo të gjitha problemet u zgjidhën.

Një nga simbolet kryesore të një komuniteti është gjuha. Në përgjithësi a kanë njerëzit të drejtë të përdorin gjuhën amë? Po, ato munden. Për komunitet me madhësi të arsyeshme, ajo ju lejon që të fusin gjuhën amtare në sisteme edukative dhe ta përfshijnë atë në përdorim në shërbime komunale, në spitale dhe gjykatë. A mund që një shtet të shkatërrohet vetëm se pranohet ky parim i gjuhësisë? Për sa më përket mua, ky është një princip bazik, një mënyrë për të treguar minimumin e të drejtave të njeriut që jetojnë bashkërisht në një shtet.

Jam rritur në Belgjikë duke mësuar të flas të gjitha gjuhët zyrtare. Dhe çdoherë që dikush dëshiron të më flasë me njërën nga këto gjuhë unë menjëherë kaloj në atë gjuhë.  Kjo është çështje për të qenë i sjellshëm më bashkëqytetarët e juaj.”

Një nga avantazhet e sistemit federal ka të bëjë me atë se lejon njerëzit të ndihen mirë dhe krenar duke jetuar në vendin e tyre. Kjo nuk i mënjanon njerëzit, duke udhëhequr ato nga një qeveri qendrore, duke i kujtuar të njëjtit për çdo ditë se ato janë pjesë e pakicave, kjo duke tentuar që ju të mbani shtetin bashkë edhe për një kohë të gjatë. Jo, e vetmja mënyre është decentralizimi dhe zbatimi i principit të subsidiaritetit. Subsidiariteti është princip organizues duke përfshirë në trajtim çështjet nga më të vogla, nga autoriteti më i vogël e deri të ai me kompetenca qendrore. Prandaj, vendimet politike duhet të merren ne nivel lokal (nivel komuniteti) nëse është e mundur, për të kaluar në autoritete qendrore.

Çfarë do të ndodh me Maqedoninë? A është e ligjshme kërkesa e komuniteti shqiptar, për të cilën është e mundur një zgjedhje e mirë dhe efektive- edhe pse për të zbatuar atë si duhet të bëhen shumë diskutime në Parlament- ose është stil autorial i disa liderëve, ku formimi i Qeverisë nga shumica e parlamentare është bllokuar, ku nuk mund të organizohen zgjedhje lokale, dhe sistemi ka kaluar në një kolaps të vërtetë?

Për të përfunduar: pavarësisht sugjerimeve të disa liderëve politikan dhe partiak në Maqedoni, shteti nuk do të shkatërrohet nëse pranohet fakti “se të gjithë qytetarët janë të barabartë”. Vendi nuk do të zhduket duke njohur një gjuhë të dytë. Në të kundërtën, kjo paraqet pasuri kur ju pranoni se jetoni në një vend me kultura të ndryshme: ekonomia, sistemi edukativo-arsimor, hulumtimet shencore dhe kultura do të paraqesin përfitime për të. Diversiteti është mjet fuqizues i shteti tuaj, mjet i nevojshëm për të krijuar një ardhmëri të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button