Sot skadon afati për parashtrimin e FTV-ve, DAP pret gjithsej 420.000

Sot skadon afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve tatimore për të ardhurat e realizuara shtesë gjatë vitit 2016. Që t’ju ndihmohet qytetarëve të cilët duhet të parashtrojnë fletëparaqitje tatimore dhe ta respektojnë afatin, sportelet tatimore të DAP-it sot do të punojnë deri në orën 20:00.

Nga DAP-i presin që sivjet të parashtrohen gjithsej 420.000 fletëparaqitje tatimore vjetore. Në konkludim me 13 marsin e vitit 2017 janë parashtruar 362.523 fletëparaqitje tatimore vjetore. Më shumë fletëparaqitje janë dorëzuar në Shkup 144.066, Shtip 62.786, Prilep 49.085, Manastir 45.701, Strumicë  32.868 dhe në Tetovë 27.345 fletëparaqitje tatimore vjetore.

Fletëparaqitje tatimore vjetore kanë obligim të parashtrojnë të gjithë personat fizikë, rezidentë në Republikën e Maqedonisë, të cilët gjatë vitit 2016 kanë realizuar të ardhura në baza të ndryshme.

DAP-i për parashtrimin e FTV-ve ka hapur edhe zyrë shtesë të vendosur në ndërtesën e SSM-së, ndërsa FTV-të në Shkup mund të parashtrohen edhe në komunën e Çairit dhe Drejtorinë rajonale – Shkup. Në Drejtorinë rajonale – Shkup, megjithatë, mund të parashtrojnë FTV dhe bono tatimore të cilët përkohësisht qëndrojnë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button