Letër motivuese…

Ti e ke në dorë çdo situatë të jetës tënde..

Fati i njeriut është rob i vetes së tij.. Pra, RILINDU!

JO! Nuk flas aspak për fatkeqësitë që të ndodhën në jetë, ato janë sprova. Andaj mos thuaj kurrë nuk i meritova. Kërko vetëm forcë për t’i kaluar. Çdo gjë është kalimtare mbi këtë tokë, askush nuk ka jetë të dytë pos jetës së përjetshme. As luleve nuk u falet një jetë tjetër mbi këtë Univers. Llogarite! Ti je përgjegjës edhe për jetën e luleve, që ke në shtëpi, në kopsht. Po nuk dite t’i trajtosh, ato thahen. Ashtu siç ke ëndrrat e tua, dëshirat. Ëndërro sa të duash, ëndërro netë të tëra, dëshiro një jetë të tërë. Por e ke të kot nëse nuk zgjohesh për t’i realizuar ato.

Ti je mbuluar nga trishtimi, dhe asgjë nuk arrin të të fal sado pak lumturi, ose ca grimca gëzimi. Do të gjesh rrugën, të cilën në fakt ti akoma nuk ke filluar ta shkelësh. Pyet Zotin, çdo bëhet me jetën tënde?! Por Ai nuk ka ç’të bëj me ty, sepse detyrën e Tij e kreu qysh moti, qysh prej kur të dha jetën, dhe se si do vazhdoj ajo, sigurisht që i vetmi që e ka në dorë atë,  je ti..

Kur e sheh që asgjë nuk shkon me ty, kur ndjen se je i humbur në këtë botë. Mos mendo se ka marrë fund. Fundin e kësaj jete e përcakton ajri i fundit që do futet në mushkëritë e tua. Derisa ato vazhdojnë të pompojnë ajër ti lufto për dritë. Dije të vërtetën, dhe e vërteta jote është se jorgani i vetëm që të ka mbuluar ty, kokë e këmbë është pesimizmi!

Kape pesimizmin shqye, ndaje për gjysmë sikur të ish një trup i ligë. Kokën këputja e hidhja tutje, pastaj digjja edhe trupin! Le të mos takohen kurrë më, me njëri tjetrin. Merre optimizmin si një foshnjë, e rrite. Rrite për ta bërë atë person që ti nuk guxove ta ishe kurrë!

Pra, RILINDU!

Nuk kam ç’të shtoj më shumë për jetën, atë jetoje si të të vij.. Bile mos e pritë deri sa ajo të arrij, bë ashtu siç ty ta ka qejfi! Në të qeshet, qesh. Në të qahet, qa. Por kurrë mos harro që në fund të fundit të përfundosh i lumtur. Askush nuk meriton të vdes në trishtim.. Gjithsecili duhet të ik nga kjo botë, me buzën në gazë! Fund i fundit, në shtëpinë e përjetshme jemi duke shkuar.

Dhe si përfundim kurrë mos u pendo për lotët që derdhe, dikur për dikë.. Ndonjëherë edhe syri ka nevojë të lahet, për t’i dalluar gjërat më pastër.. Sepse pas çdo shiju, a nuk është dielli më i fort?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button