Ahmeti pas takimit me Zaevin: Prioritet vënia në funksion e Kuvendit (VIDEO)

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev, u takuan sonte në selinë e LSDM-së për të gjetur mënyrë se si të mblidhet parlamenti.

Ahmeti pas takimit me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, ka thënë për televizionin Alsat M, që prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit.

Ahmeti ka deklaruar po ashtu, se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive.

I pyetur për formimin e qeverisë, Ahemti ka deklaruar se më e ngutshme është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button