Kosovë, 30 ditë paraburgim për të dyshuarit për plagosjen e Vllasit

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, dhe të dyshuarit të tretë arrest shtëpiak, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmin për AA e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit Murat Jashari, Emrush Kastrati i cili tha se klientit të tij dhe të dyshuarit të dytë, Avni Llumnicës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për atentat ndaj Vllasit, kurse të dyshuarit të tretë, Arsim Ibrahimi arrest shtëpiak për dhënien e ndihmës para dhe pas kryerjes së veprës penale.

Ai po ashtu njoftoi se klienti i tij Murat Jashari ka pranuar që e ka bërë sulmin por që nuk ka patur kurrfarë qëllimi ta kryejë këtë vepër penale. Kastrati po ashtu tha se do të ketë një ankesë ndaj vendimit të gjykatësit, duke theksuar se nuk ka bazë sa i përket kësaj vepre penale.

Ndërkaq lidhur me motivin e sulmit, Kastrati tha se “Klienti ka thënë që motivi është e kaluara politike e Vllasit”.

Ndryshe, dje në orët e mëngjesit në Prishtinë është plagosur avokati Azem Vllasi dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor. Ai është lënduar në regjionin e shpatullës, kurse gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button