Nuk preken vetëm gratë nga këto gjëra….

Nëse ju mendoni se vetëm  gratë preken dhe ndikohen nga dramat në marrëdhënie, ju e keni gabim.

Një studim i ri amerikan i mbi një mijë të rriturve të pamartuar ka gjetur se burrat në të vërtetë janë më të prekur nga dramat në marrëdhënie se sa gratë.

Hulumtuesit besojnë se kjo është për shkak se gratë në përgjithësi kanë miqësi më të ngushta se burrat dhe për këtë arsye kanë një rrjet mbështetës gjatë konfliktit me një partner.

Meshkujt kanë më shumë gjasa për të fshehur ndjenjat të tregohen të fuqishëm dhe të mos ndajnë dhimbjen me askënd dhe për këtë arsye nuk kanë mbështetje.

Meshkujt, më shumë se femrat, konsiderojnë partneren e tyre si mikja më e mirë emocionale, kështu që kur kanë probleme me atë person, ata ndjehen të vetmuar dhe mbyllin ndjenjat e tyre.

Meshkujt kanë më shumë gjasa të ndihen të lodhur nga konflikti dhe të kenë vështirësi në trajtimin e niveleve të stresit.

Ata kanë gjithashtu më shumë gjasa për të shprehur dhimbjen duke abuzuar me alkool apo drogë.

Meshkujt nuk i ndajnë ndjenjat e tyre aq shpesh ose haptazi si femra. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk i kanë ato.

Mbajtja e një fasade burrërore nuk do të thotë se brenda ai nuk është i lënduar. Burrat ndjejnë emocione shumë thellë, sidomos ato të vështirat apo të trishtuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button