Ndërpritet greva e gazetarëve të MPM-së

Pas një muaji është ndërprerë greva e punëtorëve medial dhe gazetarëve të botimeve të shtëpisë mediale Media Print Maqedoni “Utrinski Vesnik”, “Dnevnik” dhe “Vest”, pasi të njëjtëve u është paguar rroga e janarit, njofton Portalb.mk.

“Kërkesat e të punësuarve janë plotësuar dhe nuk ka bazë për të vazhduar me grevën”, thonë nga Sindikata e Gazetarëve dhe Punëtorëve Medial.

Ndryshe gazetarët e MPM-së disa herë kanë dalë në protesta, për ta shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhmentit për shkak të vonesës dhe mospagimit të rrogave, siç thonë ata, edhe ashtu të zvogëluara.

Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button