Nesër skadon afati për dorëzimin e PVT në DAP

Nesër skadon afati deri kur qytetarët mund të dorëzojnë paraqitjen vjetore të tatimit për realizimin e të ardhurave plotësuese gjatë vitit 2016. Në Drejtorinë e të ardhurave publike pritet të dorëzohen rreth 420.000 fletëparaqitje, ndërsa prej tyre në mënyrë elektronike rreth 2.000.

Muhedin Avdiq, drejtues i sektorit për shërbime në DAP informoi se deri dje janë dorëzuar 362.523 paraqitje të tatimeve dhe se sot dhe nesër pritet të dorëzohen edhe 40.000 deri në 50.000 fletëparaqitje.

Më shumë fletëparaqitje janë dorëzuar në Shkup 144.066, Shtip 62.786, Prilep 49.085, Manastir 45.701, Strumicë 32.868 dhe në Tetovë 27.345 fletëparaqitje për tatimet.

“Të gjithë personat fizik, rezidentë në Republikën e Maqedonisë, të cilët gjatë vitit 2016 kanë realizuar të ardhura në baza të ndryshme kanë obligim të dorëzojnë paraqitjet vjetore të tatimit deri më 15 mars 2017. Kjo do të thotë se mbeten edhe dy ditë për dorëzimin e PVT dhe DAP ju bëri thirrje të gjithë tatimpaguesve të paraqesin PVT, gjegjësisht t’i plotësojnë obligimet e tyre në afatin e paraparë ligjor”, theksoi ai.

Që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe të mos krijojnë turma para sporteleve të DAP do të punojnë për pranimin e PVT deri në orën 20. DAP për dorëzimin e PVT hapi edhe zyrë shtesë e cila është e vendosur në objektin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ndërsa PVT në Shkup mund të dorëzohen edhe në komunën e Çairit dhe në Drejtorinë rajonale – Shkup. Në Drejtorinë rajonale – Shkup, mund të dorëzohen PVT dhe obliguesit tatimor të cilët përkohësisht janë në Shkup.

Ai paralajmëroi se DAP është duke punuar në një projekt të ri, i cili do të thotë se nuk duhet që obliguesit tatimorë të dorëzojnë PVT, por se do të dorëzojë për vërtetim apo korrigjim para paraqitjes së plotësuar në bazë të dhënave të marra nga paguesit e të ardhurave gjatë vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button