Akademikët maqedonas kundër Platformës Shqiptare: do të ndodh Shqipëria Madhe, islamizimi dhe shqiptarizimi

Nëse kemi zbatim të Platformës Shqiptare kjo do të nënkuptonte federalizim dhe kantonizim për Maqedoninë. Zbatimi i kësaj platformë nga një shtet nacional maqedonas, Maqedoninë do ta dërgonte në një shtet të islamizuar dhe të shqiptarizuar e nxitur nga ideja e Shqipërisë së Madhe. Me këto fjalë anëtari Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHMAA), Mitko Maxhunkov ka komentuar zhvillimet politike dhe Platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni sot në Shkup në asamblenë vjetore të ASHAM, raporton Portalb.mk.

“Konsideroj se situata politike është serioze dhe se ASHAM-i këtu duhet të ndërhyjë jo vetëm nëpërmjet veprimtarisë së saj, por edhe më shprehje të qëndrimeve të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me çështjet e Maqedonisë. Situata politike e cila erdhi si rezultat i përpilimit të Platformës Shqiptare kërkon nga ne që të ruajmë integritetin territorial të Maqedonisë. Kështu, emri dhe territori i Maqedonisë nuk duhet të ndryshojnë, dhe nëse kemi zbatim të Platformës Shqiptare kjo do të nënkuptonte federalizim dhe kantonizim për të. Zbatimi kësaj platformë nga një shtet nacional maqedonas, Maqedoninë do ta dërgontë në një shtet të islamizuar dhe të shqiptarizuar e nxitur nga ideja e Shqipërisë së Madhe. Tani është radha e shqiptarëve të kërkojnë falje të tërheqin Platformën e tyre, ndërsa faktori ndërkombëtar të distancohet nga ajo platformë e cila me fjalë të tjera shkatërron Maqedoninë. Kushtetuta e Maqedonisë e vitit 1991 shumë qartë e thekson pozitën e gjuhës dhe shtetit të Maqedonisë ndërsa tërë kjo u ndryshua në vitin 2001 me Amandamentin e 4 të Kushtetutës e cila përcakton zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Por kjo nuk mjaftoi me kaq. Maxhunkov aktualizoi çështjen e Enciklopedisë së Maqedonisë, saqë mënjanimin e anëtarëve të Akademisë së Maqedonisë, me prejardhje shqiptare e ndërlidh me Platformën Shqiptare aktuale.

“Nga Enciklopedia e Maqedonisë dhanë dorëheqje disa anëtarë të Akademisë së Maqedonisë të me përkatësi kombëtare shqiptare, meqë sipas tyre në atë është cenuar e drejta dhe dinjiteti i kombit shqiptar. Kjo paraqet edhe tezë e Platformës Shqiptare, sepse nëpërmjet kësaj platforme tash cenohet dinjiteti i shteti të Maqedonisë. ASHAM-i ka detyrë historike që të reagojë për këtë Platformë”, tha Mitko Maxhunkov.

Ndërkaq akademiku shqiptar Alajdin Abazi kërkoi nga Maxhunkov sqarim për qëndrimin e tij në lidhje me Platformën Shqiptare ku shprehu se veprimi i tij i sotëm e bëri më krenar për veprimin e tij në lidhje me Enciklopedinë e Maqedonisë.

“Maxhunkov duhet të sqarohet për qëndrimin e tij sepse ai duhet të dijë se çfarë nënkupton të jesh akademik dhe të shprehesh qëndrime të tilla. Unë jam ai që u mënjanua nga Enciklopedia e Maqedonisë, por kjo e sotmes më bindi edhe më shumë se unë kam vepruar drejtë”, tha Alajdin Abazi.

Edhe akademiku Izet Zeqiri reagoi ndaj qëndrimit të Magjunkov ku të njëjtat i vlerësoi si qëndrime “retrograde”.

“Nuk mundet që një akademik të shpreh këso qëndrime retrograde të cilat radhitin çdo gjë duke filluar nga Marrëveshja e Ohrit, nga Amandamenti 4 i Kushtetutës për përdorimin e gjuhës shqipe”, tha Izet Zeqiri.

Sipas Taki Fitit, partitë politike janë “shkaktarë kryesor të krizës politike”, të cilat sipas tij, duhet që sa më shpejtë të udhëhiqen nga parimet e demokracisë, funksionimit efektiv të shtetit, sundimit të së drejtës dhe integrimet euroatlantike.

“ASHAM brengoset për krizën e gjatë politike në Maqedoni e cila u thellua nga raporte ndërpartiake politike paszgjedhore të cilat në vend se të zgjidhin atë, ato shkuan duke e thelluar edhe më shumë duke nxitur edhe ndarje ndërqytetare.  Nga këtu debatet dhe çështjet që kanë të bëjnë me reformat duhet të kalojnë në nivel institucional. Zgjidhja e krizës politike fillimisht duhet të fillojë nga ulja e tensioneve ndëretnike dhe kështu të dënojnë gjuhën e urrejtjes e cila mund të dërgojë edhe në destabilizim të Maqedonisë. Të gjitha vendimet duhet të ndërmerren edhe në pajtueshmëri më Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Por gjithashtu se transparenca e debateve duhet të jetë kusht për formimin e debateve sa më frytdhënëse, konstruktive dhe argumentuese. Duhet sa më shpejtë partitë politike të ndërmarrin masa për epilog sa më të qetë të krizës”, u shpreh Taki Fiti.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të del me qëndrime apo projekte kontroverse. Pas projektit me Encikopedinë e Maqedonisë, ku tjetërsohet historia e shqiptarëve, kryetari i ASHAM, Taki Fiti tha se Nëna Terezë rrjedh nga një familje etnikisht e përzier.

Akademia nuk e sheh të arsyeshme as uebsajtin ta azhurnojë në gjuhën shqipe, por ai është vetëm në gjuhën maqedonase dhe anglishte.

LEXO: ASHAM kontroverse, cili është roli i shqiptarëve në Akademi?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button