Milevski shpalli listat për Malin e Zi dhe Bullgarinë

Seleksionuesi i Reprezentacionit të Maqedonisë U-21, Bllagoja Milevski sot ka shpallët listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë për ndeshjen kontrolluese të 24 marsit ndaj Malit të Zi dhe atë ndaj Bullgarisë me 28 mars, duele këto që do të luhen në Maqedoni.

Për dy ndeshjet Milevski, ka bërë dy lista, në atë kundër Malit të Zi ftesë kanë marrë pesë futbollist shqiptarë, portieri Bekim Rexhepi që luan për Teteksin, më pas mbrojtësi Besart Krivanjeva i Shkupit, mesfushori i Shkëndijës Enur Totre dhe ai i Jang Bojsit të Zvicrës, Taulant Seferi, ndërsa në sulm Milevski do të llogarisë në Remzifaik Selmani i Renovës.

Ndërkohë për duelin ndaj Bullgarisë janë ftuar katër futbollist shqiptar, dy futbollist të Shkëndijës, Mevlan Murati dhe Egzon Bejtullai, Visar Musliu i Renovës dhe Besir Demiri i Vardarit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button