Maqedoni, një muaj ka luftuar për jetë, ndërroi jetë lehona 31 vjeçare

Një grua 31 vjeçare nga Manastiri, ka ndërruar jetë para tre ditëve shkaku i komplikimeve pas lindjes. Shkaktar i vdekjes është sepsa (helmim i gjakut) ndërsa ajo një muaj ka pasur probleme shëndetësore dhe ka luftuar për jetë, shkruan Plusinfo, njofton Portalb.mk.

Tani për tani, bebja që e ka lindur është mirë, ndërsa gruas i është përkeqësuar gjendja një javë pas lindjes, ka pasur dhimbje në bark, temperaturë të lartë si dhe ka qenë person me diabet.

Sipas po të njëjtit burim, doktorët në Spitalin e Manastirit “Trifun Panoski” e kanë mjekuar duke menduar se ajo ka virus në stomak, por pasi që e kanë transferuar në Klinikën e Shkupit, është diagnostikuar me sepsë, ku dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, nga Spitali i Manastirit, shprehen se janë marrë të gjitha masat nga mjekët për të shpëtuar jetën e pacientes.

“Gjatë mjekimit të pacientes është punuar sipas të gjitha rregullave medicinale dhe e njëjta është mjekuar në bazë të protokollit medicinal. Pacientja në fjalë është pranuar me shtatzëni të rrezikshme (pre-eclamsia) në spital me shtypje të lartë, me diabet dhe me peshë të lartë trupore. Gjithë këto faktorë kanë bërë që ajo të operohet urgjentisht me prerje cezariane. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj, ditë më pas vendosëm ta dërgojnë në Kliniken në Shkup. Kjo vetëm vërteton se ne kemi vepruar në bazë të gjitha protokolleve medicinale.” Shkruhet mes tjerash në kumtesën e Spitalit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button