Gjysma e Maqedonisë nuk ka gjinekologë amë pasi pushteti nuk jep specializime të mjaftueshme

Gratë nga mjediset rurale kanë më pakë qasje deri te këshillat për planifikim familjar dhe nga shërbimet gjinekologjike, ndërkaq në mesin e tyre më pak qasje deri te këto shërbime shëndetësore kanë gratë e komunitetit rom, shkruan SDK. Kjo është e notuar edhe në raportin e fundit për të drejtat e njeriut nga Stejt Departamenti Amerikan, transmeton Portalb.mk.

Në të thuhet se gratë nga mjediset urbane kanë qasje më të mirë në shërbimet qeveritare, ndërkaq një nga arsyet që gratë rome nuk munden që ta sigurojnë të drejtën e mbrojtjes shëndetësore është se shumë prej tyre nuk kanë letërnjoftime, të cilat janë të patjetërsueshme që t’i realizojnë këto të drejta.

Problemi me qasje të pamjaftueshme deri te shërbimet gjinekologjike në shumë pjesë të vendit, para se gjithash në mjediset rurale, sipas Shoqatës së Gjinekologëve Privat Amë, është i vjetër disa vjet, ndërkaq thuajse as në kohë të shpejtë nuk do të ketë zgjidhje përkatëse. Gjinekologët sqarojnë se e gjithë kjo vjen si rezultat i politikave të gabuara shëndetësore të cilat janë bërë në pesë deri dhjetë vjetët e fundit, pasi që në kohë  nuk janë miratuar specializimet shtetërore për gjinekologë amë.

“Vjet në shtator, Ministria e Shëndetësisë shpalli konkurs për specializim të 47 gjinekologë, dhe ai konkurs është ashpër i dedikuar, gjegjësisht është për gjinekologët e komunave ku tani nuk ka gjinekologë amë. Dy nga specializantët sipas atij konkursi duhet të jenë gjinekologë amë të Komunës Shuto Orizare, ku me vjet dështon konkursi nga Ministria e Shëndetësisë për të siguruar gjinekolog amë”, thotë dr. Dushko Filipovski, kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve Privat Amë.

Ai vlerëson se ky konkurs vetëm pjesërisht do ta zgjidh problemin me mungesën e gjinekologëve, por madje edhe pas pesë vjetëve kur do të mbarohet specializimi i kolegëve edhe atë në komunat ku tani nuk ja gjinekolog.

“Çfarë bëjmë me faktin që në vit pensionohen dhjetëra gjinekologë, ndërkaq të njëjtët askush nuk i zëvendëson, pasi që të kolegët e rinj kur të mbarojnë me specializime nuk duan që të punojnë si gjinekologë amë. Fondi për Shëndetësi jep stimulon prej 40.000 denarëve për çdo ordinancë të re gjinekologjike, por për kolegët e rinj ajo nuk është tërheqëse, duke pasur parasysh se në çfarë kushte punojmë. Tatimi është 50 denarë për pacient, duke mos e pasru parasysh moshën ose specifikacionin e gjendjes në të cilës është, për dallim nga mjekët e përgjithshëm, ku tatimi është sipas moshës së pacientëve dhe ku vlera më e vogël për tatim është 55 denarë për pacient, ndërkaq 220 denarë për pacientët mbi moshën 65 vjeçare”, thonë nga Shoqata e Gjinekologëve Privat Amë.

Gjinekologët thonë se për momentin në vend punojnë 150 gjinekologë dhe se përafërsisht ka rreth 5.000 paciente. Për momentin, gjendja kritike është në Vallandovë, Pehçevë dhe Berovë ku ka vetëm nga një gjinekolog amë.

Sipas gjinekologëve, problemi në Shuto Orizare është se në Komunë nuk kanë ordinancë të gjinekologut amë, për këtë nuk kanë qasje deri te shërbimet shëndetësore gratë, por kjo nuk do të thotë se ato janë pa mbrojtje të nevojshme shëndetësore.

“Sipas të dhënave të cilat i kemi”, mbi 85% e grave nga Shuto Orizarja kanë zgjedhur gjinekolog amë. Ato në gjinekolog shkon në Çair dhe në Bit Pazar, në këtë rast është çështja e qasjes më të lehtë, jo se ata kanë ngelur pa mjek. Madje edhe në nivel të shtetit nuk ka Komunë tjetër ku ka përqindje të grave ku kanë zgjedhur mjek amë. Kjo do të thotë se te gratë e Shuto Orizares vetëdija për shëndetin e reproduktivitetit është e lartë, dhe para se gjithash falë punës së organizatave joqeveritare”, thotë dr. Dushko Filipovski.

LEXO: Shkup, protesta të mjekëve specializantë, ‘Gjermani pritëm se po vij’ (FOTO)

LEXO: Absurd në sistemin shëndetësor: specializantët si skllevër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button