Zvërlevski ka hapur procedurë hetimore kundër një “funksionari të lartë” në Komunën e Strumicës

Prokuroria Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë hetimore kundër “bartësit të funksionit të lartë në Komunën e Strumicës”, për veprën penale, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar , njofton Portalb.mk.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari, identiteti i të cilit nuk zbulohet, është i akuzuar se në vitin 2010-të në të njëjtën ditë me të njëjtën ndërmarrje ka nënshkruar katër marrëveshje të veçanta me vlerë prej 1.029.549 denarë (rreth 17.000 euro), për asfaltimin e një rruge në të njëjtën komunë.

“Në vend se të zbatojë një procedurë transparente për furnizim publik, me publikim të shpalljes për ndarjen e marrëveshjes, njëkohësisht ka shpallë dhe ka zbatuar katër procedura të ndara për zgjedhjen e ofertave, pa shpallje edhe përkundër ndalesës ligjore për ndarje të marrëveshjes për furnizim publik në më shumë marrëveshje të veçanta me vlerë më të ulët, me të cilat i ka keqpërdor dispozitat e ligjit për furnizim publik në dëm të buxhetit të komunës”, qëndron në deklaratën e Prokurorisë.

Këtë fundjavë mediat pro-qeveritare kanë publikuar detaje dhe e kanë lajmëruar procedurën hetimore të Prokurorisë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button