Barcelona – PSG, do të befasoheni nga fjalët e Dybalas

Paulo Dybala ka injoruar rikthimin e madh të Barcelonës në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

 

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka thënë se nuk i ka interesuar rikthimi i madh i Barcelonës në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

Gjiganti katalan pësoi humbje 4:0 në ndeshjen e parë në Parc des Princes por u rikthye duke fituar 6:0 në duelin e kthimit në Camp Nou duke siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, Dybala ka refuzuar të komentojë atë që ka bërë Barcelona,  klub i interesuar për transferimin e tij.

“Ajo çfarë ka bërë Barcelona nuk na intereson sepse ne jemi në kënd tjetër, si në Serie A ashtu në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Dybala në konferencë për media para ndeshjes me Porton, përcjell “lajmi.net”.

“Por, atë që e bëri Barcelona do të thotë se të gjitha skuadrat duhet të kenë besim kur kanë nevojë të një rikthimi”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button