Shkup, dyshime për vdekjen e 21 vjeçarit në burg

Familjarët e 21 vjecarit Andreja Rexhepov nga Shuto Orizari, që ndërroi jetë në burgun e Idrizovës hedhin dyshime mbi shkaqet vdekjes së tij. Ata thonë se vdekja është shkaktuar nga dhuna e gardianëve të burgut e jo nga konsumimi i tepruar i ilaçeve.  Familjarët gjithashtu akuzojnë drejtuesit e burgut për mos intervenim me kohë për dhënien e ndihmës mjekësore, njofton Alsat M.

“E kanë rrahur, Brenda burgut shumë e kanë rrahur. Djali im nuk ka përdorë drogë, as alkohol nuk ka pirë. Kur isha për vizitë në burg, nuk më lanë ta shoh. 1:49 Djali im shkoi 21 vjeç, kush do ma kthejë mua djalin? Askush nuk ma kthen, dua që drejtësia të fitojë, kam edhe dëshmitarë, policët e kanë rrahur brenda”, u shpreh Xhemile Rexhepova, nëna e të ndjerit Xhemile Rexhepova, nëna e të ndjerit.

Edhe mjekët thanë se djali është sjellë në spital në gjendje të rëndë, para vdekjes – tha një familjar.

Nga burgu i Idrizovës përmes një komunikate thonë se janë në pritje të  raportit zyrtar të autopsisë për të treguar shkaqet e vërteta të vdekjes. Nga drejtoria e burgut hedhin poshtë akuzat se ndihma e shpejtë nuk ka reaguar në kohë, ndërsa jo zyrtarisht thonë se i ndjeri nuk ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button