Përdorni urtësinë maqedonas të VMRO-së, mos i hapni fletat si gjelat e Bukureshtit!

Mendja është gjë e madhe thot populli. Çdo e thënë nga populli është maja (ajka) e dijes  mos harojmë. Maqedonas,respektivisht ju grupi i vogël VMRO-s, është ky apeli im i dytë si qytetarë dhe intelektual I këtij vendi të quajtur Maqedoni.

Përdorni mendjen, përdorni gjuhën e mendjes edhe pse opinioni i gjërë qofshin ata shqiptarë,maqedonas apo të tjerë, që jetojnë në kët vend,e dinë mirë se për shkak të kriminalitetit të tepruar e bëni këte, për të shpëtuar Kryeministrin Gruevski, presidentin Ivanov,si dhe sejmenët e tyre që  jeni duke u  bërë gaz i botës. Largohuni nga gjuha e urejtjes ,dhunës, sepse e keqja nuk ka fund, kthehuni gëzimit e haresë. Duken kjartë e vërteta dhe gënjeshtra…

Sytë e mendjes tuaj ,me (përjashtime) e shohin të vërtetën por më tepër i besojnë gënjeshtrës.

Aludoj që shpirtërisht ta dëgjoni të vërtetën, por, si duket më tepër jeni të prirur ta dëgjoni gënjeshtrën, siç po duket,  mendja  e juaj përsëri po e them (me përjashtime) nuk filtrohet nga stereotipet dhe paragjykimet e juaja. Mjaftë më me djallëzira ! Sepse do t`ju shpien në një rrugë vërtetë pa krye.

Bëhuni të mençur dhe kuptoni njëherë e përgjithmon këte,mos t`ju mçon si proverba popullore “ Korbi  e dhelpra” me djathin. E vërteta, edhe pse është e hidhur por përsëri ngelet e vlërtetë mos haroni ! Apelojmë edhe njëherë mos flitni  me gjuhën e urejtjes, por flitni me gjuhën e së vërtetës!

Përfundojmë:

Mos kërkoni të panjohurën  te e panjohura (Obskurantizëm). Rrezikun,  mos e pritni nga shqiptarët sepse gaboheni shum, por ju e dini fare mirë se rrezikun e keni nga Sërbët (me mosnjohjen e kishës -autoqefale),nga Bullgarët(me mosnjohjen e gjuhës),nga Grekët me mosnjohjen e emrit të shtetit).

Përdorni urtësinë maqedonas të VMRO-së, mos i hapni fletat si gjelat e Bukureshtit! Sepse Maqedonia sa është e juaja, po aq është edhe e jona, këte mos e haroni asnjëherë…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button