Ndërtimi i xhamisë në Fushë Tophanë: Ndryshe BFI kumton, ndryshe gjendja në terren (FOTO)

Bashkësia Fetare Islame (BFI), pas tre herë paralajmërim për fillim të ndërtimit të xhamisë së re në Fushë Tophanë, sot ka njoftuar se kanë filluar punimet për rrethimin e lokalitetit, megjithatë gjendja në terren tregon ndryshe, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet një kumtese BFI kumtoi se reis ulema h. Sulejman ef. Rexhepi së bashku me mushavirin e Dijanetit të Turqisë në Shkup, Murat Alkan, “i kanë vëzhguar së afërmi punimet e rrethimit të këtij lokaliteti që është kryer nga KOMASH-i i Turqisë”, duke shtuar se me këtë akt dhe “starton puna e ndërtimit të xhamisë”.

Portalb e vizitoi lokalitetin, ndërkaq, përveç pastrimit të trotuarit në afërsi të lokalitetit, asgjë tjetër s’është bërë, madje as “rrethimi i lokalitetit”, siç thanë nga BFI.

Ja si është gjendja në terren: 

17270101_1382134895190326_679560176_n

17270223_1382135548523594_1865049859_n

17270737_1382196995184116_1857488391_n

17274903_1382134881856994_1021439526_n

BFI, gjithashtu sot njoftoi se “menjëherë pas rrethimit të lokacionit, Komuna e Çairit do ta kryej mihjen e dheut për hapësirat për parkim e për bodrume, ndërkohë që BFI-ja do të përkujdeset për t’u përcaktuar për firmën që do t’i mbikëqyr punët e ndërtimit të xhamisë. Tashmë është në proces hapja e tenderit nga ana e KOMASH-it për të lidhur kontratë me firmën fituese për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për myslimanët e vendit”.

Ndryshe fillimi i punimeve për ndërtimin e xhamisë është paralajmëruar tre herë më parë.

24 janar, 2017

Janë tejkaluar çështjet formale rreth nismës së punëve për ndërtimin e xhamisë në lagjen Fushë Tophanë të Shkupit, thuhet në kumtesën e BFI-së, ku mes tjerash njofton edhe për një takim të realizuar mes kryetarit të BFI-së H. Sulejman Rexhepi dhe atasheut për çështje fetare të Ambasadës së Turqisë, Murat Allkan, njofton Portalb.mk.

“Me Allkan i diskutuam të gjitha çështjet dhe mund t’ua konfirmoj lajmin se shumë shpejt, është çështje dite, kur do të nisë ndërtimi i Xhamisë në Tophanë. Vëllezërit turq nga Turqia do të na e bëjnë peshqesh një nga xhamitë më të bukura dhe ndër më të mëdhatë në Ballkan”,  është shprehur efendi Rexhepi.

Nëpërmjet kumtesave, sipas evidencës së ueb-faqes së BFI-së, 2 herë më parë efendi Rexhepi ka paralajmëruar se “së shpejti” do të hidhet gur-themeli i xhamisë në Fushë Tophanë.

26 tetor, 2016

BFI me komunikatë të ngjashme ka dalë edhe më 26 tetor të vitit të kaluar, ku kreu i BFI- së Rexhepi priti në takim përfaqësues nga “firma KOMASH ASH, e cila është e autorizuar për ndërtimin e Xhamisë në Fushë Tophanë”.

“Në takim ishte edhe Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ku u bisedua për çështje teknike për fillimin e punës së ndërtimit të xhamisë”, u tha në kumtesën e BFI-së të lëshuar më 25 tetor të vitit 2016.

25 qershor,  2016

Paralajmërimi për ndërtimin e xhamisë se është arritur marrëveshje përfundimtare që Dijaneti i Turqisë të mundësojë në afat sa më të shpejtë ngritjen e xhamisë dhe të kompleksit në lagjen Tophanë të Shkupit, është bërë që në 25 qershor të vitit 2016, megjithatë deri më tani ende nuk ka filluar.

“Ky kompleks i madh, që është nevojë e kamotshme e besimtarëve muslimanë në Shkup, parashihet të ngërthejë në vete një xhami monumentale, selinë e BFI-së, si edhe hapësira të ndryshme për aktivitete kulturore islame dhe për angazhimin e drejtpërdrejtë të rinjve muslimanë në këtë rrafsh. Gjatë këtij takimi u vendos që gur-themeli i xhamisë dhe i kompleksit në lagjen e Tophanës të hidhet shumë shpejtë pas festës së Bajramit”, u tha në kumtesën e BFI-së më 25 qershor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button