Policia:Kemi informata se Lirim Jakupi- Nacisti është në Kosovë, jo Maqedoni

Në lidhje me rastin e shumëpërfolur se gjoja në Malin Sharr, Lirim Jakupi- Nacisti bashkë me 80 persona të tjerë të armatosur, kjo me arsyetimin e disa mediave për të nisur një konflikt tjetër luftarak, Ministria e Punëve të Brendshme hedh poshtë edhe njëherë të gjitha këto duke sqaruar se i njëjti gjendet në Kosovë në burg shtëpiak, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me informacionet të cilat ishin të publikuara ne web-portale se gjoja personi Lirim Jakupi – Nacisti së bashku me 80 persona të armatosur gjenden në Malin Sharr, Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se janë marrë të gjitha aktivitetet e duhura dhe se në bashkëpunim me institucionet kosovare është marrë informatë se personi Lirim Jakupi – Nacisti gjendet në burg shtëpiak në Kosovë”, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së.

Përndryshe disa ditë më parë edhe ministri i brendshëm i Maqedonisë, në një deklaratë për Portalb.mk ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave se në Kodrën e Diellit në Tetovë janë dërguar ekipe speciale të policisë të cilët janë në gjah të një grupi të armatosur. Ai tha se policia do të kërkojë prej Prokurorisë Publike ti verifikojë komunikimet e tilla.

Ndryshe, i lartëpërmenduri Lirim Jakupi- Nacisti më 11 nëntor të 2014 nga një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Gjilan, në përbërje nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendor, me Aktgjykimin PKR 135/15, pas seancës se këshillimit dhe votimit, ishte shpallur fajtor i pandehuri Lirim Jakupi, për një vepër penale të vrasjes së rëndë në tentativë, në lidhje me incidentin e të shtënave me armë në Tetovë kundër policisë maqedone më 24 dhjetor 2004.

Gjatë këtij incidenti, ka mbetur i vrarë një student-shtetas kosovar, si dhe një polic maqedonas është plagosur rëndë.

Për këtë vepër u dënua me 6 vite burgim efektiv. Paraburgimi i është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button