Maqedoni, fillojnë konsultimet për kryetar të Kuvendit

Kanë kaluar 73 ditë nga verifikimi i mandateve të deputetëve, ndërkaq Parlamenti ende nuk ka kryetar. Sipas vlerësimeve jo-zyrtare, seanca e parë kuvendore mund të caktohet për të mërkurën ose të enjten, transmeton Portalb.mk.

Sipas “DW” në gjuhën maqedonase, partitë të cilët kanë siguruar shumicë parlamentare, prej sot kanë filluar bisedimet për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, ndërkaq pas mbarimit të tyre do të iniciojnë thirrje të seancës parlamentare. Sipas vlerësimeve jo-zyrtare, seanca mund të thirret të mekurën ose të enjten. Deri sot kanë kaluar 73 ditë prej kur më 30 dhjetor të vitit 2016 janë verifikuar mandatet e 120 të zgjedhurve të popullit.

Seanca konstituive e Parlamentit me të cilën në dhjetor ka udhëhequr Trajko Veljanovski, u ndërpre pasi që nuk ka pasur propozim nga dhjetë deputetë për formim të Komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimet që i ka propozuar kryetari i Kuvendit, duke e pasur parasysh se atëherë nuk ka pasur shumicë parlamentare, e cila do ta përkrahte atë propozim.

Pasi që shumica parlamentare është siguruara me 67 deputetë, partitë të cilët bëjnë pjesë në shumicë edhe më tej presin që presidenti Gjorge Ivanov, t’ia japë mandatin për formim të Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Deri atëherë, rendi sipas së cilës do të rrjedhin punët, do të ishte: nëse partitë nga shumica parlamentare arrijnë marrëveshje se kush do ta udhëheqë seancën parlamentare, do të kërkohet vazhdim i seancës konstituive, që të zgjidhet Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Sipas tyre, prej atëherë do të fillojnë të rrjedhin dhjetë ditët, në të cilën presidenti Ivanov duhet t’ua japë mandatin.

Për këtë çështje Portalb pyeti përfaqësuesit e partive parlamentare, ku nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Muhamed Zeqiri bëri të ditur se konsultimet ndërpartiake për mbledhjen e seancës parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit zhvillohen çdo ditë ku të njëjatat po zhvillohen edhe sot.

“Konsultime ndërpartike kemi pasur çdo ditë, të njëjtat vazhdojnë edhe sot. Jemi duke punuar intesivisht për të mbledhur seancën parlamentare ku do të mund të zgjedhim kryetarin e Parlamentit”, tha Muhamed Zeqiri.

Ndërsa nga Lëvizja Besa, Zeqirja Ibrahimi bëri të ditur se deri më sot nuk është ndërmarrë asgjë në këtë pikëpamje.

“Asgjë në këtë pikëpamje deri më sot nuk është ndërmarrë”, tha Zeqirja Ibrahimi.

Ndërsa nga Bashkimi Demokratik për Integrim deri në këto momente nuk kemi prononcim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button