Greva e gazetarëve të MPM-së do të rritet në tetë orë

Grevistët e gazetave të shtëpisë mediale Media Print Maqedoni (MPM), “Dnevnik”, “Utrinski Vesnik”, dhe “Vest”, kanë sjellë vendim për rritjen e kohëzgjatjes së grevës prej gjashtë orë, në tetë orë në ditë, duke filluar nga sot, informojnë nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGM), njofton Portalb.mk.

“Kjo ndodh për shkak se edhe pas premtimeve gojore nga udhëheqësia se bëhen përpjekje që të paguhet rroga e janarit, rroga akoma nuk është paguar dhe nuk ka asnjë afat të caktuar se kur do të ndodh kjo, ndërsa nuk ka as ndonjë informatë se çfarë do të ndodh me kompaninë gjatë periudhës së ardhshme”, thonë nga SPGM.

Nga Sindikata informojnë se revolta e të punësuarve është tepër e madhe për shkak situatës ekonomike-sociale dhe sjelljes injorante të menaxhmentit.

Ndryshe, gazetarët e gazetave të MPM-së, nuk e kanë marrë rrogën e janarit në afatin e parashikuar, andaj ata kanë hyrë në greve, në afat të pacaktuar. Greva është e organizuar nga SPGM.

Gazetarët disa herë kanë dalë në protesta, për ta shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhmentit për shkak të vonesës dhe mospagimit të rrogave, siç thonë ata, edhe ashtu të zvogëluara.

Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button