Rikthehen reshjet e borës në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë

Reshjet e borës janë rikthyer në verilindje dhe juglindje të Shqipërisë, ndërsa temperaturat shënuan ulje thuajse në të gjithë vendin gjatë kësaj fundjave, si pasojë e masave ajrore të ftohta veriore, informon ATSH.

Reshjet e borës mbuluan gjatë natës së djeshme disa zona në qarkun e Korçës, ku niveli i borës arriti në 15 centimetra.

Reshjet shkaktuan probleme në qarkullimin rrugor të mjeteve në akset Qafë Thanë-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec, ndërsa ka nisur puna për pastrimin e këtyre akseve rrugore.

Ndërsa në zonën turistike të Dardhës, trashësia e borës arriti në 25 centimetra dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë.

Edhe në zonat veriore e verilindore të vendit u rikthyen reshjet e borës. Reshje të dendura bore nisën ditën e djeshme në Razëm të Shkodrës, ndërsa në Bulqizë raportohet se trashësia e borës shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button