PSP e ka pranuar ankesën e palës mbrojtëse për arrestimin e Sead Koçanit

Prokuroria Speciale Publike njofton se deri tek ata është dorëzuar ankesa e palës mbrojtëse kundër vendimit për shqiptimin e masës së paraburgimin për të dyshuarin në rastin “Trust”, njofton Portalb.mk.

PSP gjithashtu informon se në korniza të afatit ligjor prej 24 orëve, ata do të dorëzojnë përgjgije ndaj ankesës.

Përndryshe, ankesa e palës mbrojtëse ka të bëjë me urdhër-arrestin e brendshëm dhe ndërkombëtarë për të dyshuarin e parë në rastin “Trust”, Sead Koçan.

Avokati Nikolla Dodevski e ankimoi  vendimin për arrestim të Koçanit i cili tashmë katër ditë nuk është i kapshëm për organet e rendit.

Dodevski dje deklaroi se pret vendim nga Gjykata e Apelit.

“Në fillim, mbrojtja e të dyshuarit dorëzoi ankesë kundër vendimit për përcaktimin e masës për paraburgim që na u paraqit vetëm disa orë më parë. Gjykata Themelore është e detyruar menjëherë ta dorëzojë lëndën te Gjykata e Apelit, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit do të dorëzohet në afat prej 48 orëve i cili skadon të dielën në orën 17 e 30, pa mundësi ligjore për zgjatjen e afatit, sepse afatet që janë parashikuar me orë nuk transferohen në ditën e ardhshme të punës”, deklaroi avokati Nikolla Dodevski.

Dodoevski, tha se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim. Por, Gjykata e Apelit thotë se nuk e kanë marrë lëndën nga Gjykata Themelore. Ata thanë se deri të premten, lëndë e tillë nuk ka arritur.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: MPB: Nuk e kemi publikuar urdhër-arrestin në ueb-faqe pasi Koçan është i dyshuar, jo i dënuar

LEXO: Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sead Koçan

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button