MPB: Nuk e kemi publikuar urdhër-arrestin në ueb-faqe pasi Koçan është i dyshuar, jo i dënuar

Sot është e katërta ditë që Ministria e Punëve të Brendshme e kërkon biznesmenin Sead Koçan, i dyshuari i parë në rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Trust”. Edhe pse u njoftua se MPB ka lëshuar urdhër-arrest të brendshëm dhe ndërkombëtar, Koçan ende nuk është gjetur se ku ndodhet, njofton Portalb.mk.

Nga MPB sqarojnë se urdhër-arrestin e brendshëm nuk e kanë në ueb-faqen e MPB-së pasi që te pjesa e të kërkuarve publikohen vetëm personat të cilët janë të dënuar, jo ata të cilët janë të dyshuar. Detaje nga hetimi nuk njoftojnë, por as nuk e mohojnë nëse Koçan e ka lëshuar shtetin nga pika kufitare Tabanoc.

“Hetimi është rreptësishtë konfidencial”, thonë nga MPB.

Urdhër-arresti për Koçanin nuk është publikuar as në ueb-faqen e Interpolit. Ueb-faqja e Interpolit ka 17 persona të cilët kërkohen me urdhër-arrest.

Sipas ekspertëve të sigurisë, pasi është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtarë për person i cili është i dyshuar për krim financiar, të dhënat duhet të arrijnë deri te pikat kufitare, pikat për  kontroll të pasaportave, policia e komunikacionit. Gjithashtu do të kontrollohet edhe nëse ai ka qëndruar në ndonjë nga hotelet që të locohet.

Megjithatë, avokati i Koçanit, i cili është edhe i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Nikolla Dodoevski, thotë se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim. Por, Gjykata e Apelit thotë se nuk e kanë marrë lëndën nga Gjykata Themelore. Theksojnë se deri të premten, lëndë e tillë nuk ka arritur. Nga PSP thonë se vendimin për shqiptimin e paraburgimit kundër Koçanit, e kanë kuptuar nga mediat, transmeton Portalb.mk.

Sead Koçan

Sipas burimeve jo-zyrtare mësohet se Koçan e ka lëshuar Maqedoninë që në ditën e njëjtë kur është lëshuar urdhri për arrest. Urdhri për arrestim nga Gjykata Themelore deri te MPB u vonua plot 24 orë. Fletë-arresti ishte lëshuar të enjten, ndërkaq kërkimin MPB e ka nisur dje.

Në ndërkohë, portali “Libertas” nga burimet e tyre mëson se Koçan fillimisht ka udhëtuar për në Suedi, ndërkaq destinacioni i tij i fundit ka qenë Rusia ku sipas portalit, biznesmeni ka kërkuar azil politik.

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve dhe ka dhënë urdhër-arrest, gjegjësisht urdhër për arrestim të menjëhershëm të Koçanit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Paraburgimi është shqiptuar pasi që Këshilli Penal e ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e ka dorëzuar ndaj vendimit të gjykatëses së procedurës paraprake, e cila fillimisht e ka refuzuar kërkesën për paraburgim.

Këshilli vendosi se të gjitha bazat për paraburgim janë të plotësuar, gjegjësisht e ka pranuar arsyetimin e PSP-së se Sead Koçan, nëse ngelet në liri mund të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve ose të shkatërrojë dëshmi në rastin “Trust”.

Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO: Asnjë gjurmë nga i arratisuri Sead Koçan

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button