Çfarë shitet në tregjet e Maqedonisë? Hudhër nga Kina, groshë nga Kirgistani, dardha nga Argjentina…

Patate nga Bosnja dhe Hercegovina, perime të thata nga India dhe Kina, shalqi nga Bjellorusia, këto janë vetëm një pjesë e vogël e asortimanit të pemëve dhe perimeve të cilat vjet janë shërbyer në raftet e shitoreve dhe tezgave të tregjeve. Tabela me vendet që i kemi importuar këto ushqime është laraman. Edhe pse Maqedonia është vend bujqësor, qytetarët ushqehen me pemë dhe perime të importuara. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, vitin e kaluar nga Greqia, Turqia, Shqipëria, Serbia dhe nga vende tjera, janë importuar 6.096 dërgesa me 112.817.804 kilogramë fruta dhe perime, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika, në tregun vendor përveç patateve të Maqedonisë ka pasur edhe patate nga Serbia, Kroacia, Kosova, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Franca dhe Greqia. Nga këto shtete janë importuar 989.315 kilogramë patate.

Domate janë importuar nga Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, por edhe nga Bjellorusia.

Hudhër kemi importuar më së shumti nga Kina (97.960 kilogramë), ndërkaq presh nga Shqipëria. Kastravec kemi importuar nga Shqipëria, Greqia dhe Serbia. Perime të thata, më së shpeshti është importuar nga India dhe Kina. Groshë është importuar nga Kirgistani (3.375.524 kilogramë), Moldavia dhe Egjipti.

Gjatë vitit të kaluar dredhëza më së tepërmi janë importuar nga Shqipëria, Greqia, Holanda dhe Belgjika. Ullinj janë importuar nga Serbia, Afrika Jugore, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Spasnja, Çile, Shqipëria, Greqia, Itali dhe Brazili.

Pjeshkë më së shumti janë importuar nga Greqia dhe Rusia, ndërkaq më së shumti ftonj nga Greqia dhe Turqia. Dardha më së shumti janë importuar nga Serbia, Turqia Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Afrika Jugore dhe Argjentina.

Maqedoni i ka mollët e saj, megjithatë në tregje dhe shitore shiten të importuarat. 547.452 kilogramë mollë janë importuar nga Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Italia.

Shalqi kemi importuar nga Shqipëria, Greqia, Bjellorusia, Rumania dhe Serbia. Rrush kemi ngrënë nga Sllovenia, por edhe nga Çile Italia, Peru, Rusia dhe Afrika Jugore.

Limonët më së shumti janë importuar nga Turqia, Greqia, Argjentina, Spanja, ndërkaq bananet nga Ekuadori Kolumbia, Kostarika dhe Meksika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button