Reali merr kreun e La Ligës (VIDEO)

Real Madridi ka shfrytëzuar humbjen e Barcelonës duke mposhtur Real Betisin për të rimarrë kreun e tabelës në La Ligë, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

2 me 1 ishte rezultati përfundimtar që i solli fitoren e 19-të “Mbretërve”.

Keylor Navas gaboi në minutën e 25-të duke i dhënë epërsinë kundërshtarëve, por Cristiano Ronaldo dhe Serigo Ramos shënuan për të kthyer Realin drejt triumfit. Portugezi shënoi në fund të pjesës së parë, e Ramosi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Piccini i Betisit në minutën e 78-të u ndëshkua me karton të kuq duke lënë mysafirët me një futbollist më pak në fushë.

Reali ka 62 pikë në tabelë, dy më shumë se Barça që është e dyta dhe që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

http://www.dailymotion.com/video/x5emd62_all-goals-hd-real-madrid-2-1-betis-12-03-2017_sport

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button