Nesër i jepet lamtumira e fundit aktorit Hadi Shehu

Sot në moshën 68 vjeçare ndërroj jetë aktori kosovar Hadi Shehu. Kësisoj, për të nderuar jetën dhe veprën e tij nesër me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë do të mbahet mbledhje komemorative, ndërsa nga ora 13:00-14:45 do të bëhen homazhe tek trupi i pajetë i aktorit të madh Shehu, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë. Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949. Ai ishte themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh drejtor i këtij institucioni deri në vitin 2007.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button