Gashi faleminderon tifozët shqiptarë në SHBA, ja çfarë bënë ata (FOTO)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe i Colorado Rapids në Amerikë, Shkëlzen Gashi, ka marrë mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë në ndeshjen që ekipi i Gashit e zhvilloi ndaj New Yorkut në MLS.

Gashi dhe ekipi i tij u mposhtën të shtunën në mbrëmje nga New York me rezultat 1 me 0, duke pësuar humbjen e parë në sezon.

Pas ndeshjes, Gashi ka postuar disa fotografi me tifozët shqiptarë të cilët i ka falënderuar për përkrahjen që i kanë dhënë.

“Çfarë përkrahje e mrekullueshme në New York. Faleminderit të gjithëve që erdhët”, ka shkruar ai.

Image may contain: 5 people, people smiling, beard, closeup and outdoor

Image may contain: 2 people, people smiling

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button