Filmi i shumënjohur “Pulp fiction” hap ciklin “Filmi në 35 mm” në Kinotekën e Maqedonisë

Me kult filmin “Pulp fiction” nga Kuentin Tarantino, më 15 mars në Kinotekën e Maqedonisë fillon cikli “Filmi në 35 mm”.

Sipas programit, do të shfaqen edhe “Rekuiem për një ëndërr” i Daren Aronofskit, të enjten, 16 mars, si dhe “Zotëri Verdu” i Çarli Çaplin, të premten, 17 mars.

Në vitin 1994, “Pulp fiction” e fitoi “Palmën e artë” në Kanë, ndërkaq më pas shënoi sukses tejet të madh komercial në botë. I konsideruar si kryevepër e Tarantinos, posaçërisht për shkak të skenarit, dialogjeve, citateve,…, filmi pothuajse çdoherë sëhtë kyçur në ndonjë top-listë të titujve “më të rëndësishëm”, “më me ndikim” në historinë e filmit.

“Rekuiem për një ëndërr” është ekranizim i romanit legjendar të Hjubert Selbi, ndërsa Elen Bërnstin, për personazhin e Sarës në film fitoi shumë çmime.

“Zotëri Verdu” është film i vitit 1947, ndërsa i madhi Çarli Çaplin nuk është vetëm regjisor dhe skenarist i filmit, por, si zakonisht, paraqitet edhe në rolin kryesor.

Tre kryeveprat e kinematografisë botërore do të reprizohen, “Zotëri Verdu” më 18 mars, “Pulp fiction” më 21 dhe “Rekuiem për një ëndërr” më 27 mars. TË gjitha projeksionet janë me fillim në orën 20:00.

Pas “Filmit në 35 mm”, Kinoteka e paralajmëron ciklin “Dozë mujore e filmit suedez”, prej 22 marsit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button