Qeveria e Shqipërisë, ikin 4 ministra

Një ditë pasi u njoftua se kabineti qeveritar do të ketë ndryshimin e një numri të pacaktuar ministrash, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste 12 koordinatorët e qarqeve, pjesa më e madhe e tyre anëtarë të kabinetit, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Burime për Top Channel thonë se pritet të lëvizin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Largimi është vendosur sepse Tahiri do të kryesojë fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, ndërsa Beqaj do të kryesojë fushatën edhe në Dibër, përveçse në Kukës.

Nesër do të zyrtarizohen largimet e tyre, ndërsa emrat e ministrave të rinj ende nuk dihen. Burime për Top Channel thonë se emrat e tyre i di vetëm kryeministri Edi Rama për momentin.

Në orën 17:00, në komunikimin javor në Facebook, kryeministri Edi Rama do të japë arsyet e ndryshimeve në qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button