Roterdam, në protestat e djeshme janë lënduar shtatë persona

Në ndërhyrjen e policisë holandeze ndaj demonstruesve turq të cilët ishin duke pritur para Konsullatës së Turqisë në Roterdam, janë plagosur të paktën shtatë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas anulimit të uljes së avionit të ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe pas ndalimit të ministres së Çështjeve Sociale dhe të Familjes së Turqisë, Fatma Betul Sayan Kaya përpara Konsullatës së Turqisë në Roterdam u mbajtën demonstrata gjatë të cilave, sipas policisë holandeze janë arrestuar të paktën 12 persona dhe të paktën shtatë të tjerë janë plagosur.

Megjithatë, dëshmitarët okularë thonë se numri i të lënduarve është shumë më i lartë.

Zëdhënësja e policisë holandeze Patricia Wessels ka thënë se këta persona janë arrestuar për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e policisë.

Wessels thotë se demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të konsullatës. Ajo shtoi se një polic ka thyer krahun.

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betul Sayan Kaya, u kthye të dielën nën përcjellje të policisë në kufirin gjerman pas një pritjeje gati pesë orëshe përpara konsullatës në Roterdam, kurse qytetarët që ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje u shpërndanë me forcë.

Autoritetet holandeze penguan Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministren e politikave sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya që të vizitojnë misionet diplomatike të Turqisë në këtë vend dhe të takohen me komunitetin turk në Holandë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button