Gjuriq: Ndërprerja e dialogut me Beogradin, politikë e gabuar e Prishtinës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka vlerësuar se Prishtina, me vendimin për ndërprerje të dialogut me Beogradin, i kthehet së kaluarës dhe se bëhet fjalë për një politikë të gabuar, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Gjuriq ka thënë se shqiptarët në Kosovë tash e 16 vjet vet janë marrë me punët e tyre, se BE atje i ka investuar mbi 60 miliardë euro dhe se edhe më tutje më shumë se 65 për qind e shqiptarëve janë të papunë, se kanë standardin më të ulët në Evropë dhe shkallën më të lartë të korrupsionit.

“Klasa politike në Prishtinë nuk ka mjete tjera për të ruajtur kontrollin e saj klanor kriminal ndaj Qeverisë, përveç se për t’ju kthyer konflikteve me serbët, me Serbinë dhe me popullatën serbe në Kosovë e Metohi”, ka thënë Gjuriq për TV “Pink” të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një politikë krejtësisht të gabuar të cilën po e drejton Prishtina, “jo vetëm në aspektin e stabilitetit rajonal dhe interesave të Beogradit, por edhe në aspektet e interesave të shqiptarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button