Ordanovski: Maqedonia nuk rrezikohet nga “Platforma shqiptare”, por nga mafia politike

“Platforma shqiptare” nuk është arsyeja pse presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, po refuzon t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kështu ka thënë publicisti dhe analisti nga Maqedonia, Sasho Ordanovski, në një intervistë për “Kohën Ditore”, përcjell Portalb.mk.

Sipas tij aktualisht në Maqedoni nuk flitet se kush e ka shumicën, por për mafi politike, e cila është duke luftuar për ekzistencën e vet. Ordanovski ka hedhur dyshime edhe për “Platformën shqiptare”, për shkak të momentit që BDI-ja zgjodhi ta plasojë atë.

Ordanovski, i cili ka qenë ish-kryeredaktor në televizionin publik maqedonas, si dhe drejtor menaxhues në Alsat-M, ka shtruar pyetjen se pse BDI-ja nuk ia kërkoi gjuhën shqipe Gruevskit gjatë këtyre viteve sa ishin në bashkëqeverisje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, ai nuk e sheh platformën e shqiptarëve si argument real për ta “thyer” kushtetutën, duke mos ia dhënë mandatin Zaevit. “Neni i kushtetutës është shumë i qartë, ai e obligon presidentin që shumicës t’ia japë mandatin. Nuk ka këtu ‘dua apo nuk dua’”, ka thënë Ordanovski.

“VMRO-ja ka humbur çdo të drejtë për të qeverisur me shqiptarët”

KD: Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi t’ia japë mandatin për themelimin e qeverisë Zoran Zaevit me arsyetimin se ai ka pranuar platformën e hartuar në Shqipëri për shqiptarët, ku kërkesë kryesore është që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare në të gjitha nivelet administrative. A rrezikohet vërtet Maqedonia nga “Platforma shqiptare”?

Ordanovski: Maqedonia është një shoqëri multietnike dhe Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri shumetnike në këto 20 vitet e fundit. Rrjedhimisht për cilëndo parti politike maqedonase është me rëndësi të shikojë se cilat janë nevojat dhe kërkesat e faktorit politik shqiptar. Kështu që “Platforma…” duhet të trajtohet si diçka për të cilën me unanimitet e kanë kërkuar partitë politike shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button