Tetovë, mungesa e parkingjeve irriton qytetarët

Kaos nëpër rrugët e Tetovës si pasojë e mungesës së parkingjeve  që ka çuar në parkimin vend e pa vend të automjeteve  si nëpër trotuare, përgjatë bulevardeve e madhe edhe nëpër rrotullime. Nga drejtoria e Parkingjeve fajin ai hedhin sektorit të punëve të brendshme për mos intervenimin në rregullimin e komunikacionit, shkruan Alsat M, transmeton Portalb.mk.

“Prej fillimit të implementimit të këtij projekti me SPB-në kemi pasur bashkëpunim korrekt, mirëpo dyzet ditët e fundit asistenca nga ana e policisë është minimale me arsyetimin e tyre se kjo është shkaku i krizës politike në vend”,  deklaroi Fejsal Beadini, Drejtor i NP Parkingjet.

Por nga sektori i punëve të brendshme të Tetovës thonë se reagojnë me kohë ndërsa fajin shofereve të automjeteve të cilët edhe përkundër dënimeve, përsërisin gabimet.

“Për dy muajt e fundit kundër vozitësve gabimisht të parkuar kemi ngritur 402 kundërvajtje për dy muaj 192 vërejtje me shkrim dhe janë marrë me merimangë 267 vetura.  Edhe përkundër këtyre masave kemi vozitës me kulturë të ulët komunikacioni që parkohen vend e pa vend”, tha Besir Qamili, Zv komandant i sektorit për siguri në komunikacion.

Ndërkohë, ekspertët e komunikacionit thonë se disa herë në komunën e Tetovës kanë dërguar projektin për riorganizim të komunikacionit në Tetovë, që sipas tyre do ndikonte në vendosjen e rregullit në komunikacion, por rekomandimet njëjta nuk është marrë parasysh.

“Sa i takon kësaj kam hartuar një projekt unë, dhe mund ta ndihmojë Tetovën në zbutjen e situatës, mirëpo kërkohen investime. Sipas analizës së disa elementeve dinamike dhe statike që janë më se të nevojshme ajo kërkon një investim rreth 4.5 milion euro”, tha Sulejman Rahimi, ekspert i komunikacionit

Në Tetovë funksionojnë disa parkingje por me një kapacitet prej rreth 400 automjete ndërkohë që numri i automjeteve të regjistruara arrin në më shumë se 45 mijë, pa përfshirë numrin e madh të makinave që rritet në sezonin e verës, me ardhjen e mërgimtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button