Afganistan: Tetë policë janë vrarë nga kolegët e tyre

Së paku 8 anëtarë të forcave të sigurisë së Afganistanit janë vrarë nga dy kolegë të tyre në provoncën juogre Zabul, mbrëmë vonë, kanë thënë zyrtarët e Afganistanit, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Një zëdhënës i autoriteteve lokale tha se po zhvillohen hetime për të zbuluar se të dy personat që kanë ikur pas aktit të kryer, a kanë lidhje me grupet ekstremiste.

Anëtari i Këshillit provincial në Zabul, Haji Asadullah Kakar, tha se duket se sulmuesit kishin pasur lidhje me grupin militant taliban.

Këto sulme, tashmë të njohura si “sulme të brendshme” nuk janë të pazakonshme në Afganistan.

Në një incident të ngjashëm muajin e kaluar, 11 policë janë vrarë nga një polic tjetër në provincën Helmand.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button