Shkëndija pa Cuculin ndaj Pobedës, rikthehen Zejnullai dhe Fazllagiq

Shkëndija e kompletuar zhvillon përgatitjet e fundit para sfidës së xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë të dielën me Pobedën e Prilepit në Tetovë. Arbin Zejnullai dhe Enis Fazllagiq të cilët ishin pjesë e përfaqësueses U-18 të Maqedonisë në dy sfidat kontrolluese me Malin e Zi në Shkup janë kthyer në skuadër, duke u vënë në shërbim të trajnerit Tomas Brdariç që tani më ka në disponim gjithë lojtarët.

Kundër Pobedës stafi teknik  nuk do të mund të llogarisë vetëm në Cuculin e pezulluar shkaku i pesë kartonave të verdhë. Gjithsesi, zëvendësuesi i tij dhe formacioni që do nisë ndeshjen do të vendoset të dielën para fillimit të takimit.

Ndërkohë prej sot në shitje janë biletat për sfidën Shkëndija-Pobeda. Të njëjtat mund të sigurohen në FANSHOP-in zyrtar të klubit në qendër të qytetit, ndërsa ditën e ndeshjes në pikat shitëse tek stadiumi qytetit në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button