Zbulohet e dashura e këngëtarit të njohur shqiptar, Gaxha

Një martesë është në planet e tij të afërta, edhe pse është treguar shumë i rezervuar për të zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij private. Prej më shumë se një viti e gjysmë, është mësuar që këngëtari i njohur Adrian Gaxha po jetonte një dashuri të cilën e ruajti me fanatizëm nga vëmendja mediatike. Por pak muaj më parë, ai e bëri konfuz publikun ndërsa deklaroi se ishte single.

Tani janë zbuluar detaje të reja. Nuk dihet nëse i është rikthyer kësaj dashurie apo ka nisur një lidhje të re, por Express Rozë ka mësuar se këngëtari momentalisht nuk është vetëm dhe vajza që ia ka rrëmbyer zemrën quhet Dafina.

Këtë e vërteton edhe një profil në Instagram me të njëjtin emër, ku Adriani shihet duke përqafuar një vajzë të panjohur për publikun.

Ndoshta ky është projekti i ri në sferën personale të Gaxhës, një dasmë së shpejti?

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button