Maxhid dhe Neriman, dashuria pas kamerave, martesa (FOTO)

“Mes dy dashurish” është një nga serialet turke që trasmetohet në televizionin shqiptar dhe ka marrë simpatinë e shumë shikueseve që mezi presin ta ndjekin çdo ditë. Por më shumë se të gjithë, vëmendjen e kanë tërhequr dy protagonistët, Neriman dhe Maxhid si dhe historia e tyre e dashurisë.

Siç ndodh në shumë seriale, shikuesit urojnë që dy protagonistët kryesorë të jenë çift edhe në jetën reale, dhe në këtë rast dëshira iu është plotësuar. Sepse 24-vjeçarja Neslihan dhe 34-vjeçari Kadir janë një nga çiftet më të bukura të showbiz-it turk.

Neslihan Atagul dhe Kadir Doğulu e kanë lidhur dashurinë e tyre zyrtarisht në 8 korrik 2016 në Ajia Hotel të Stambollit. Në ceremoninë e tyre ishin të pranishëm rreth 200 veta.

Dita e martesës kishte shumë momente të veçanta, disa prej të cilave çifti simpatik iu dha edhe më shumë gjallëri. Me spontanitet dhe çiltërsi ata vallëzuan në rrugë përpara se të futeshin në hollin e ceremonisë, kërcim ky që nuk u ndërpre për asnjë moment gjatë gjithë natës.

Fotot e shpërndara në rrjet i tregonin ata të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe kolegët. Lumturia kishte vend të parë në fytyrën e tyre atë ditë, por edhe në çdo postim dhe dedikim që ata i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button