Zanier kërkon vazhdim të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Znier mbrëmë në Prishtinë u angazhua për vazhdim të dialogut ndërjmet Kosovës dhe Serbisë dhe për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri tani.

Pas takimit të Zanierit me përfaqësues të Listës serbe, ky koalicion i partive të serbëve të Kosovës, kumtoi se temë kryesore e bisedimeve ishte gjendja e përgjithshme politike dhe e sigurisë e bashkësive (pakicë) dhe funksionimi i institucioneve në mbrojtje të bashkësive jo shumicë në Kosovë.

Në takim, Zanier dhe bashkëbiseduesit e tij e theksuan nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe implementimin e marrëveshjeve deri tnai të arritura në Bruksel, të mbajtura me ndërmjetësim të BE-së.

Zanier u angazhua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit deri tani të mirë të përfaqësuesve të bashkësive pakicë në Kosovë dhe OSBE-së, ceket në kumtesën e Listës serbe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button