Ja si mund të paditet Ivanovi për shkelje të Kushtetutës dhe sanksionet që duhet të përballet

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov me vendimin e tij për mos dhënien e mandatit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, u akuzua nga të gjithë për shkelje të kushtetutës, dhe për këtë ai parashikohet që të mbajë përgjegjëse, për shkak se shkelja e kushtetutës është akt penal, shkruan Portalb.mk.

Profesori universitar për çështje juridike kushtetuese, Osman Kadriu thotë për Portalb.mk se ajo që është evidente e pa kontestueshme kur flitet për përgjegjësinë, është përgjegjësia politike është lloj i veçant për përgjegjësinë për presidentin e shtetit.

“Përgjegjësia politike ushtrohet në ato raste kur presidenti në ushtrimin e kompetencës së tij shkel kushtetutën apo ligjin, ose kushtetutën dhe ligjet. Në rastin konkret në disa mënyra apo situata konkrete, me veprimet konkrete të presidentit është shkelur kushtetuta e vendit. Këtu në vend të parë janë plotësuar kushtet për përgjegjësi politike . procedura për përgjegjësinë politike fillon nga Parlamenti, ku duhet të iniciohet nga një grup i deputetëve, gjegjësisht dy të tretat e numrit të përgjithshëm të deputetëve që i bie minimum 80 deputet duhet të votojnë propozimin për përgjegjësi politike. Në qoftë se një propozim i tillë miratohet me këtë shumicë, propozimi i dërgohet gjykatës kushtetuese, para së cilës ushtrohet procedura për përgjegjësi politike, në të cilën thirret vetë presidenti i shtetit dhe përgjigjet në pyetjet e parashtruara për verifikimin dhe vërtetimin e gjendjes faktike dhe nëse gjykata kushtetuese e vërteton fajësinë me numrin e 2 të tretave që numëron gjykata, prej 9, 6 antëtar të votojnë për, atëherë me vendimin e saj konstatohet pushimi i funksionit të kryetarit të shtetit”, tha për Portalb, Kadriu.

Ai shtoi se nëse në veprimet e Ivanovit vërehet edhe ndonjë vepër penale atëherë për aty janë përgjegjëse institucionet e shtetit të janë për ndjekje penale, gjegjësi prokuroria publike dhe të përfundon në gjykatën penale.

“Kjo është ajo përgjegjësia që është e pashmangshme dhe e pa kontestueshme. Pastaj nëse në veprimet e tij vërehet edhe ndonjë vepër penale atëherë për aty janë përgjegjëse institucionet e shtetit të janë për ndjekje penale, gjegjësi prokuroria publike dhe të përfundon në gjykatën penale, por kjo është pak më e rëndë dhe më e vështirë meqenëse i kemi ato institucione mjerisht si i kemi, por kjo e para është e pashmangshme dhe duhet të ushtrohet pas fillimit të punës së Parlamentit dhe zgjedhjes se kryetarit të Parlamentit”, shtoi Kadriu.

Sa i përket padive, ai tha se qytetarët nuk mund të padisin presidentin, mirëpo duhet të ngritët akt padi nga organet për përndjekje penale.

“Qytetarët nuk mund të padisin për këtë gjë presidentit, me këtë merret gjykata penale. Qytetarët mund të bëjnë padi private, por këtu nuk shkon puna me padi private, këtu shkon me akt akuzë zyrtare të ciline ngrejnë organet për përndjekje penale”, tha Kadriu.

Ndërkaq profesoresha universitare Besa Arifi, thotë për Portalb.mk se nuk është hera e parë, dhe me gjasë nuk do të jetë as hera e fundit që Ivanov bën shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë.

“Shpresoj që kjo të jetë arsye për të inicuar, të paktën simbolikisht, procedurën për impiçment ndaj kësaj karikature që pretendon të jetë president i një shteti dhe që në bazë të ligjit, duhet të marrë pensionin presidencial edhe pas mbarimit të rregullt të mandatit të tij. Është koha që të paktën simbolikisht dhe formalisht të mbetet damka historike e kriminelit mbi këtë person që për më pak se një vit bën dy shkelje të mëdha kushtetuese me qëllim që të mbulojë kriminalitetin e shkallës së lartë që ka kapluar këtë shtet:, tha Arifi.

Ajo madje tregon në disa pika shkeljet që ka bërë presidenti me këtë vendim të tij.

1. Ivanovi si bartës i funksionit President i Shtetit shkeli nenin 90 të Kushtetutës së RM. Ky nen përcakton që “Presidenti është i obliguar (pra nuk ka të drejtë, por obligim të qartë) që mandatin për krijimin e qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë apo partive që kanë shumicën në Kuvend”. Pikë!

2. Me faktin që Ivanov nuk u mjaftua me firmat që dëhmonin qartë ekzistencën e shumicës parlamentare (të cilat firma pikërisht ai i kërkoi si dëshmi), por filloi të hetojë platformën politike të shqiptarëve dhe mundësinë që Zaevi si mandatar ta ketë pranuar të njëjtën, bëri një ndërhyrje të ashpër në pushtetin legjislativ dhe në pushtetin gjyqësor të vendit, duke shkelur kështu haptazi parimin e ndarjes së pushtetit që poashtu njihet si njëra ndër vlerat themelore juridike të këtij shteti të përcaktuara në nenin 8 të Kushtetutës së RM.

3. Gjatë gjithë procesit të caktimit të mandatarit pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit 2017, Ivanov vendosi standarde të dyfishta dhe bëri diskriminim në bazë të përkatësisë politike, gjë që shkon në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës së RM. Kur për herë të pare ia dorrëzoi mandatin Gruevskit, Ivanov nuk u sigurua paraprakisht se i njëjti ka përkrahjen e shumicës në parlament, dhe nuk kërkoi asnjë dëshmi që një shumicë e tillë të vërtetohet.

4. Me faktin që me vetëdije të plotë dhe me qëllim Ivanov si President i shtetit shkeli rrendin kushtetues të vendit duke pamundësuar funksionimin demokratik të institucioneve të zgjedhura nga qytetarët, ai paraqitet si kryerës i një sërë veprash penale kundër shtetit dhe kundër detyrës zyrtare.

5. Mbjellja dhe përhapja e qëllimshme e urrejtjes ndëretnike është një veprim shumë serioz dhe shumë i dëmshëm për çdo shtet multietnik.

Ajo gjithashtu tha se gjithkush që me veprimet e veta në mënyrë direkte ose indirekte e pengon vendosjen e drejtësisë, bëhet bashkëpunëtor në krimin i cili kërkohet të mbulohet dhe të shpëtojë i pa dënuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button