Administrata publike gjithnjë e më shumë jotransparente

“Organizatat joqeveritare përgjithësisht janë të kyçura në projekte ad-hok ose aktivitete për reformat për administratë publike, ato më së paku punojnë në drejtim të menaxhimit me resurset njerëzore kurse më së shumti në pjesën e krijimit të politikave publike. 47% e OJQ-ve nuk janë të informuara se ekziston strategji për reformë të administratës publike (2010-2015) derisa 67% nuk janë të informuar se ka filluar procesi i krijimit të strategjisë së re për reformat në administratën publike (2017-2021). Nga këtu vetëm 5% e OJQ-ve kanë qenë të përfshira në procesin e formimit të strategjisë për reformat në administratën publike. Ndërsa 14,5% e OJQ-ve kanë qenë në mënyrë jospecifike të informuar”, të gjitha këto të dhëna u publikuan sot në Shkup nga Marija Mirçevska koordinatore e projektit të “Aleanca Qytetare për Transparencë” si rezultate të hulumtimit “Hulumtim për njohjen dhe pjesëmarrjen e organizatave qytetare në procesin e reformave të administratës publike”,  njofton Portalb.mk.

Gjatë kësaj ngjarjeje të pranishëm ishin edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar i cili vlerësoi se përkrahja e këtyre projekteve për realizim të këtyre hulumtimeve bëhet më qëllim që të sjellim politika të reja dhe demokraci të mirëfilltë për krijim të shtetit të së drejtës dhe e cila njëkohësish do të nxisë edhe funksionimin adekuat të administratës publike.

“Është e rëndësishme që të përkrahen këto projekte më qëllim që të kontribuojnë në sjelljen e politikave të reja shtetërore. Organizatat joqeveritare kanë kontribuar në këtë pikëpamje dhe prandaj kjo ishte edhe arsyeja se pse Federika Mogerini takoi udhëheqësit e OJQ-ve. Bashkimi Evropian si partner vital për përkrahjen e këtyre projekteve me qëllimin e sjelljes së një progresi politik në Maqedoni. Kështu OJQ-të kanë pasur qasje aktive ndaj këtij procesi duke shprehur bashkëpunim të vazhdueshëm ndër vete kështu duke kontribuar edhe në sjelljen e një pluralizmi dhe barabarësie për të gjitha grupet sociale dhe etnie në Maqedoni. Kështu të gjitha këto politika të OJQ-ve paraqesin edhe çelësin e funksionimit të shtetit të së drejtës i cili mund të arrihet me funksionim adekuat të administratës publike shtetërore” tha Samuel Zhbogar.

Por Zhbogar vuri në dyshim këtë ngaqë “tërë kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi vëzhgim të punës së administratës publike dhe ushtrim të transparencës institucionale”.

Nga OJQ “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” bënë të ditur se politika e vëzhgimit të administratës publike ka filluar që para 18 vjetëve, pro vlen të theksohet se gjatë periudhës së fundit kemi përkeqësim të kësaj ngaqë administrata publike dita ditës shkon duke u mbyllur gjithnjë dhe më shumë.

“Që para 18 vjetëve ne kemi filluar të zbatojmë këto projekte për angazhimin e OJQ-ve në procesin e reformave të administratës publike, por duhet të theksoj se me ndryshimin e kontekstit politik seriozisht është keqësuar edhe procesi i administratës publike, ngaqë ato po mbyllën gjithnjë dhe më shumë”, tha Fani Panovska nga”Fondacioni për Shoqëri të Hapur-Maqedoni”.

Në këtë pikëpamje të ndryshimeve politike dhe mostransparencës së administratës publike Fani Karanfillova Panovska thekson se “Maqedonia si asnjëherë më par ka nevojë për Qeveri të re e cila do të ketë synim zbatimin e rekomandimeve të Pribe-së”.

Ajo gjithashtu vlerësoi se “meqë OJQ-të vazhdimisht punojnë për ndryshim të kësaj politike, ato tash e një kohë të gjatë përballen me trysni nga Qeveria në ikje kështu dhe institucionet kanë qëndrim jotransparent si ndaj nesh por edhe ndaj popullatës së gjerë”.

Kështu ata dolën me përfundimin se “OJQ-të duhet të përkrahen që edhe më tutje të marrin pjesë në procesin e vëzhgimit të reformave në administratën publike e cila duhej të realizohej gjatë periudhës 2016-2021, por që ende nuk ka filluar të zbatohet. OJQ-të asnjëherë më parë nuk kanë qenë më të sigurta se punojnë për demokraci të mirëfilltë dhe se kjo duhet të jetë edhe çelësi i Qeverisë së re”, tha Bojan Mariçiq drejtor ekzekutiv i Qendrës për Strategji Evropiane “Evrothink”.

Përndryshe, ky hulumtim ka përfshirë 104 organizata joqeveritare ndërsa është realizuar gjatë periudhës 20-24.02.2017 nëpërmjet pyetësorit online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button