Prizma: Gjykata Kundërvajtëse i ka refuzuar të gjitha kallëzimet kundër “TV Sitel” dhe “TVNova”

Televizioni Sitel dhe TV Nova janë mediat e vetme të cilat, edhe pse kanë më shumë procedura të shkeljes së normave gjatë raportimit në periudhën e fushatës parazgjedhore, ata asnjëherë nuk janë përgjigjur para Gjykatës, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të fundit nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, kundër televizionit Sitel ka ngritur 7 kallëzime, ndërsa kundër televizionit Nova 17, për shkeljen e normave gjatë raportimit në fushatën parazgjedhore.

Të gjitha paraqitjet kanë të bëjnë ma atë se të dy mediat e kanë shkelur Kodin Zgjedhor dhe nuk kanë siguruar prezantim zgjedhor medial në mënyrë të drejtë, të balancuar dhe të paanshme, ndërsa lajmërimin e aktiviteteve të rregullta të organeve shtetërore dhe institucioneve tjera, ka qenë në funksion të paraqitjes zgjedhore mediale të subjektit politik VMRO-DPMNE. Një numër i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me atë se të dy televizionet kanë emituar reklama të paguara disa minuta më shumë për reklamë politike për partitë në pushtet.

Për dallim nga televizionet e tjera, të cilat, nëse shkelja e rregullës ka ndodhur së pari herë, marrin kundërvajtje që përfundojnë me vërejtje, nëse është për së dyti herë deklarohen për fajtorë dhe paguhet gjobë me para. Për televizionin Sitel dhe Nova të gjitha kallëzimet penale janë hedhur nga ana e Gjykatës Kundërvajtëse, ndërkaq për të dy televizionet deri tani nuk është bërë asnjë vërejtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button